Feronikeli e fton Milanin për një ndeshje miqësore në Fadil Vokrri

  • 18 June 2019 - 18:47
Feronikeli e fton Milanin për një ndeshje miqësore në Fadil Vokrri

Kampioni i Kosovës, Feronikeli i ka bërë ftesë gjigantit italian Milan, për një ndeshje miqësore në Prishtinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.  

Feronikeli dëshiron ta zhvillojë një ndeshje miqësore me 18 herë kampionin e Italisë, Milanin, në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet dhe është në pritje të një përgjigje.

Kampioni dhe fituesi i kupës së Kosovës synon ta sjellë klubin kuqezi në Prishtinë më 10 gusht, për herë të parë në histori.

Data kur planifikohet të zhvillohet ky takim është me 10 gusht, por skuadra e Milani ka lënë në pritje skuadrën nga Drenasi edhe për pak ditë, pasi dëshiron të sigurohet se nuk do ketë angazhime të tjera e që më pas të bëjë që kjo ndeshje të dështoi.

Edhe pse e ka humbur shkëlqimin në vitet e fundit, shtatë herë kampioni evropian ka një bazë të madhe tifozësh në Kosovë, që do ta mirëprisnin një takim të tillë në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)