Ceballos në ‘luftë’ me Zidanen, Napoli dhe Milani kërkojnë të përfitojnë

  • 18 June 2019 - 18:59
Ceballos në ‘luftë’ me Zidanen, Napoli dhe Milani kërkojnë të përfitojnë

Dani Ceballos me shumë gjasa do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Shkaku për largimin e tij nga madrilenët është trajneri Zinedine Zidane, marrëdhënia me të cilin nuk është aspak e mirë.

Sipas medieve spanjolle, Zidane i ka komunikuar lojtarit se ai nuk bën më pjesë në planet e tij për të ardhmen.

Por as Ceballos nuk ka nguruar aspak t’i përgjigjet duke i thënë se as ai nuk dëshiron të punojë më me të. 

Skuadrat e interesuara për mesfushorin nuk mungojnë. Milanin dhe Napoli janë gati të përfitojnë nga situata e krijuar te spanjollët.

Shuma që do të kërkojë mbi 30 milionë euro për të përfituar nga sa e blen, diku rreth 18 milionë euro nga Real Betis.

Ceballos është aktualisht në Kampionatin Botëror për 21 vjeçar si kapiten i Spanjës.

(Kosova Sot Online)