Dembele e humb penalltinë, Foden e kalon Anglinë në epërsi ndaj Francës me gol të çmendur

  • 18 June 2019 - 22:42
Dembele e humb penalltinë, Foden e kalon Anglinë në epërsi ndaj Francës me gol të çmendur

Anglia U21 është duke e mundur Francën U21 në ndeshjen e tyre hapëse në Kampionatin Evropian U21, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Cesena.

Franca e pati mundësinë të kalojë në epërsi në pjesën e parë, por Moussa Dembele e humbi penalltinë në minutën e 25-të.

Në fillim të pjesës së dytë, Phil Foden e kaloi Anglinë në epërsi me një gol të çmendur individual në minutën e 54-të.

Francezët e lëshuan edhe një mundësi tjetër të artë për të shënuar, duke e humbur edhe një penallti tjetër.

Këtë herë, Housem Aouar dështoi të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 66-të. 

(Kosova Sot Online)