EURO 21: Franca e mund Anglinë me rikthim dramatik

  • 18 June 2019 - 23:12
EURO 21: Franca e mund Anglinë me rikthim dramatik

Franca U21 e ka nisur Kampionatin Evropian për të rinjtë nën moshën 21-vjeçare në mënyrën më dramatike të mundshme, duke e mundur Anglinë më rikthim të vonshëm falë një autogoli nga Aaron Wan-Bissaka.

Franca triumfoi 2:1 falë golit në fund të ndeshjes nga Jonathan Ikone dhe autogolit nga Wan-Bissaka edhe pse i kishte humbur dy penallti në ndeshjen hapëse të Grupit C, të martën në Cesena.

Një ndeshje që ishte e shkruar ta fitojë Franca, ishte Anglia që kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë. Por fillimisht, Moussa Dembele e humbi penalltinë në minutën e 25-të.

Phil Foden e kaloi Anglinë në epërsi me një super gol individual në minutën e 54-të.

Francezët lëshuar edhe një tjetër rast ideal për të shënuar nga pika e bardhë, pasi Houssem Aouar e humbi penalltinë.

Megjithatë, në minutën të takimit, Ikone e barazoi rezultatin, para se Bissaka të shënonte në portën e vet.

Në minutën e pestë të kohës shtesë, Bissaka shënoi autogol në tentim për ta larguar topin.

Në ndeshjen tjetër në Grupin C, Rumania e mposhti Kroacinë bindshëm 4:0 dje mori kryesimin, duke e lënë Francën prapa me pikë të njëjta. Anglia dhe Kroacia janë të fundit pa pikë.

(Kosova Sot Online)