Sot fillon shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë

  • 19 June 2019 - 08:06
Sot fillon shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë

Federata e Futbollit e Anglisë fillon sot me shitjen e biletave për ndeshjen kundër Kosovës për sektorin e tifozëve “dardanë”. Çmimi i një bilete është 35 funte dhe një person ka të drejtë t’i blejë deri në pesë bileta.

Ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 10 shtator të këtij viti, në stadiumin e Southamptonit “St. Mary’s Stadium”, në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Fillimisht ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar FFK-në se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike.

Biletat mund të blihen online duke klikuar këtu, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit.

Biletat për sektorin e tifozëve të Anglisë tashmë janë shitur të gjitha, ndërsa së shpejti do të fillojë shitja edhe e biletave për sektorin e tifozëve “dardanë”.

Tabela e Grupit A:

Image

 

 

Për t’i rritur gjasat për kualifikim drejtpërdrejt nga ky grup, Kosova do ta zhvillojë së pari ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Çekisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Anglia ka më së shumti gjasa ta fitojë këtë grup, kështu që Kosova e ka kundërshtaren më të fortë për pozitën e dytë, që ta siguron kualifikimin në EURO 2020, Çekinë.

Megjithatë, edhe nëse nuk e zë njërën ndër dy pozitat e para në këtë grup, Kosova mund të kualifikohet përmes play-offs, ku e siguroi vendin në gjysmëfinale duke triumfuar në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

(Kosova Sot Online)