Kololli dhe Januzaj bashkë në pushime, shijojnë biftek të larë në ar

  • 19 June 2019 - 08:57
Kololli dhe Januzaj bashkë në pushime, shijojnë biftek të larë në ar

Ndër mysafirët e fundit të kuzhinierit të famshëm Nusret Gokçe ishin edhe Benjamin Kololli dhe Adnan Januzaj, të cilët po i bëjnë pushimet së bashku në Mikonos të Greqisë.

Mbrojtësi anësor i ekipit kombëtar të Kosovës, Benjamin Kololli, dhe sulmuesi anësor i ekipit kombëtar të Belgjikës, Adnan Januzaj, e shijuan një biftek të larë në ar 24-karatësh në restorantin e kuzhinierit Nusret Gokçe.

Kololli e shpërndau një video nga momenti kur ky ushqim iu vjen atyre të dyve, në llogarinë e tij në Instagram.

Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si “Salt Bae”, e mirëpriti dhe i shërbeu vetë francezit të Bayern Munich.

Ribery hëngri dhe imitoi lëvizjet e kuzhinierit të famshëm, restorantin e të cilit e kanë vizituar shumë yje të sportit. Ai i referohet atij si “vëllai turk”, përpara se të provonte biftekun gjigant të larë me ar. 

 

(Kosova Sot Online)