Rahoveci ndan rrugët me trajnerin Loci, të cilit i jep mirënjohje

  • 19 June 2019 - 09:55
Rahoveci ndan rrugët me trajnerin Loci, të cilit i jep mirënjohje

Pas suksesit të Rahovecit gjatë sezonit 2018/19 në basketbollin kosovar, drejtuesit e klubit arritën marrëveshje me trajnerin Bujar Locin që të mos e vazhdojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.

Rahoveci e mbylli sezonin 2018/19 duke arritur sukses historik. “Vreshtarët” arritën deri në finale të Superligës dhe Kupës së Kosovës, mirëpo në të dyja u mposht nga Prishtina.

Në rrugëtimin drejt finaleve, skuadrën e Rahovecit e udhëhoqi trajneri Bujar Loci, me të cilin klubi nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin më tutje. Përkundër që i kanë ndarë rrugët, klubi e nderoi Locin me një mirënjohje për arritjet e tij.

“Bujar Loci për 1 vit e gjysmë ka drejtuar skuadrën tonë në një rrugëtim jo të lehtë, deri te arritjet historike të sezonit të kaluar ku zhvilluam dy finale, atë të Kupës dhe Superligës”, shkruhet në njoftimin e Rahovecit.

“Drejtuesit e KB Rahoveci kanë zhvilluar një takim me trajnerin Loci, ndërsa me marrëveshje kanë vendosur qe të mos e vazhdojnë më bashkëpunimin”.

“Bordi, skuadra por edhe i tërë Rahoveci i është falënderues dhe mirënjohës Locit për kontributin dhe gjithçka cfarë ka bërë për basketbollin në vendin tonë”.

“I dëshirojmë suksese Bujar Locit në rrugëtimin e tij të ardhshëm ndërsa momentet me të do të mbesin në analet e historisë për skuadrën tonë”.

Image

 

(Kosova Sot Online)