Silva: Nuk e merituam të na fishkëllejnë

  • 19 June 2019 - 10:08
Silva: Nuk e merituam të na fishkëllejnë

Për herë të dytë në po aq ndeshje të Kupës së Amerikës, ekipi kombëtar i Brazilit u fishkëllye nga tifozët e vet, pasi që ata nuk arritën të sigurojnë fitore në ndeshjen kundër Venezuelës.

Përkundër që skuadrës i mungon ylli Neymar për shkak të një lëndimi, “Selecao” është duke luajtur në shtëpi në Kupën e Amerikës, që po zhvillohet në Brazil. Tifozët presin që Kombëtarja e tyre ta fitojë titullin këtë herë.

Por, një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë. Në ndeshjen e parë, Brazili e pati të vështirë kundër Bolivisë për 45 minuta, duke bërë që tifozët ta fishkëllejnë skuadrën e tyre pas 45 minutave të parë. Në pjesën e dytë, Brazili e përmirësoi paraqitjen dhe e siguroi një fitore me rezultat 4:0.

Ndeshja e së martës kundër Venezuelas nisi në të njëjtën mënyrë, mirëpo nuk përfundoi njëjtë. Këtë herë, Brazili nuk e gjeti dot fitoren, pasi që tri gola iu anuluan – dy për pozitë jashtë lojë, një për ndërhyrje të parregullt në sulm. Ndeshja përfundoi me barazim pa gola.

Përsëri, ekipi kombëtar i Brazilit u prit me shumë fishkëllima nga tifozët pas ndeshjes. Kjo gjë e la yllin e skuadrës, Thiago Silva, të zhgënjyer.

“Sipas mendimin tim, fishkëllimat ishin të pamerituara, më së shumti sepse Venezuela pati shumë pak mundësi, ne punuam mirë në repartin e mbrojtjes dhe skuadra ishte e organizuar mirë. Nuk mund ta shpejtonim lojën sepse ata po luanim vetëm në mbrojtje”, ka thënë Silva.

“Nganjëherë e nxituam pasimin e fundit, tentuam ta bëjmë atë shumë shpejt dhe dështuam. Ne e humbën një pjesë të vetëbesimin me kalimin e minutave të ndeshjes. Por, besoj se luajtëm mirë sonte, në përgjithësi. Por, kur nuk shënon, gjithçka duket se shkoi keq”.

(Kosova Sot Online)