Armando Sadiku kërkohet nga gjiganti turk

  • 19 June 2019 - 10:32
Armando Sadiku kërkohet nga gjiganti turk

Sulmuesi i Levantes dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, Armando Sadiku, po kërkohet nga klubi turk, Trabzonspori, i cili e mbylli sezonin 2018/19 të Superligës turke në pozitën e katërt të tabelës.

Presidenti i Trabzonsporit, Ahmet Agaouglu, u ka kërkuar skuatëve të klubit të tij që të grumbullojnë sa më shumë informata për sulmuesin shqiptar, i cili ka kontratë me Levantes deri në vitin 2020.

Megjithatë, Levante e lejoi Sadikun të largohet në formë huazimi te klubi zviceran Lugano, ku shqiptari luajti për gjysmën e dytë të sezonit 2018/19.

Skuatët e klubit turk e vlerësojnë mjaft mirë Sadikun, mirëpo vendimin përfundimtar do ta marrë trajnerit i klubit, Unal Karaman.

Levante e vlerëson sulmuesin 28-vjeçarin 750 mijë euro, mirëpo klubi turk dëshiron t’i sigurojë shërbimet e tij për 500 mijë euro. Gjatë javëve në vazhdim pritet të arrihet marrëveshja mes dy palëve për çmimin e Sadikut.

Gjatë sezonit 2018/19, Sadiku i bëri 17 paraqitje, gjatë të cilave i regjistori tri gola dhe e bëri një asist. 

(Kosova Sot Online)