Berisha po largohet nga Atalanta, drejt skuadrës tjetër nga Serie A

  • 19 June 2019 - 11:19
Berisha po largohet nga Atalanta, drejt skuadrës tjetër nga Serie A

Portieri kosovar është i pakënaqur në Bergamo, prandaj pritet të largohet nga Atalanta gjatë kësaj vere

Etrit Berisha mund të largohet gjatë kësaj vere nga Atalanta.

Portieri kosovar ka përfunduar në bankinë në sezonin e fundit dhe për këtë fakt ndihet i pakënaqur.

Përfaqësuesi shqiptar duket se i ka bërë valixhet gati dhe po e kërkon një eksperiencë të re.

Sipas mediave italiane, interesim për ish-portierin e 2 Korrikut, Kalmarit dhe Lazios ka shfaqur SPAL.

Kjo skuadër po shfaq qëndrueshmëri në Serie A, prandaj mund të jetë një destinacion interesant për Berishën.

Ky i fundit e ka humbur pozitën e titullarit edhe tek Kombëtarja shqiptare, ku portier i parë është Thomas Strakosha.

(Kosova Sot Online)