Shqipëria U-19 fton futbollistin kosovar të Interit

  • 19 June 2019 - 11:30
Shqipëria U-19 fton futbollistin kosovar të Interit

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë e ka ftuar futbollistin kosovar, Riad Krasniqi, i cili luan në ekipin e të rinjve të Interit, për grumbullimin e radhës, që do të bëhet në fund të këtij muaji. Futbollisti në të kaluarën ishte ftuar edhe nga Kosova U-19

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë do të grumbullohet në fund të këtij muaji.

Dhe, Kuqezinjtë e rinj e kanë ftuar edhe futbollistin kosovar që luan në ekipin e të rinjve të Interit, Riad Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti italian përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

“Riad Krasniqi, sulmues ‘Nerazzurro’ i lindur në vitin 2001, është ftuar nga Shqipëria U-19 për grumbullimin që do të mbahet më 27 e 28 qershor në Shqipëri”, ka njoftuar Interi.

Kujtojmë se Riadin e kishte ftuar kohë më parë edhe selektori i U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi.

Krasniqi është pjesë e “Nerazzurri” që nga viti 2017, ndërsa fillimisht kishte luajtur për ekipin e të rinjve e më pas në U-17, ndërkohë që ishte huazuar një kohë edhe në Genoa për të rinj.

Ai është lindur në Prizren më 25 janar 2001. 

Image

 

 

(Kosova Sot Online)