Liverpooli shihet si favorit për ta transferuar Dembelen

  • 19 June 2019 - 12:19
Liverpooli shihet si favorit për ta transferuar Dembelen

Liverpool thuhet se ka marrë një lajm tejet të mirë në lidhje me Ousmane Dembelen, pasi shihen tani si favorit për t’i marrë shërbimet e francezit në këtë verë nga Barcelona.

Daily Mail raporton se The Reds janë duke u lidhur me një transferim të sulmuesit francez në këtë afat kalimtar, por që rivalizohen edhe nga Pari Saint-Germain.

Përveç mediumit anglez edhe AS raporton se Liverpoolit është favorit për ta transferuar ish-anëtarit e Borussia Dortmundit për një shumë rreth 110 milionë euro.

Barcelona thuhet se është e gatshme ta shesë Dembelen, pasi nuk ka arritur ta tregojë veten në dy sezonet e kaluar në Camp Nou. 

Skuadra katalonase është duke e menduar rikthimin e Neymarit në skuadër, mirëpo duhet t’i paguajnë rreth 250 milionë euro.

Por, sipas raportimeve të mediave, Barcelona është duke e përfshirë edhe Dembelen në ofertë për ta rikthyer brazilianin në La Liga.

Por, AS raporton se është dëshira e sulmuesit francez që të transferohet në Anfield Road, derisa edhe Jurgen Klopp është i interesuar në shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online)