Futbollistet e Italisë i frikësojnë fëmijët duke e kënduar himnin para ndeshjes së Botërorit

  • 19 June 2019 - 12:48
Futbollistet e Italisë i frikësojnë fëmijët duke e kënduar himnin para ndeshjes së Botërorit

Italianët janë të famshëm në botën e sportit për mënyrën e veçantë e më shumë pasion të interpretimin të himnit “Il Canto degli Italiani” para ndeshjeve të ndryshme sportive.

Me kalimin e viteve, tifozët e sportit kanë qenë dëshmitarë të disa interpretimeve të veçanta të këtij himni, përfshirë këtu edhe atë në Kupën e Botës të Ragbit në vitin 2011, ku disa lojtarë filluan të qajnë.

Dhe para ndeshjes së tyre të Kampionatit Botëror kundër Brazilit, të martën, ekipi i vajzave të Italisë e bënë një tjetër interpretim të veçantë të himnit.

Faqja Bleacher Report i publikoi fotografitë në vijim, duke i theksuar mimikat në fytyrat e fëmijëve, të cilët dukeshin të frikësuar përderisa futbolliste si Manuela Guigliano dhe Valentina Giacinti e këndonin me zë të lartë himnin.

Italia e humbi këtë ndeshje me rezultat 1:0 kundër Brazilit, pasi që gjashtë-herë futbollistë më e mirë e vitit në botë, Marta, shënoi për herë të 17-të në Kampionatin Botëror, duke thyer rekord.

Pesë nga shtatë golat e Italisë në Kampionatin Botëror të vajzave 2019 janë shënuar në pjesën e dytë, mirëpo këtë herë ato nuk arritën ta gjejnë golin e barazimit apo edhe të fitores në minutat në vijim.

Megjithatë, përkundër disfatës, skuadra e Milena Bertolinit e kryeson grupin C për shkak të dallimit në gola dhe për këtë arsye kalon në fazën e 1/8 të finales së Kampionatit Botëror. 

 

(Kosova Sot Online)