Mesazhi i Neymarit: Nuk dua të luaj më për PSG-në, por të kthehem në shtëpi

  • 19 June 2019 - 13:06
Mesazhi i Neymarit: Nuk dua të luaj më për PSG-në, por të kthehem në shtëpi

Neymar Junior nuk bën hapa pas. Braziliani është i vendosur për t’u larguar nga PSG. Dëshira e tij është të braktisë qytetin e dritave për t’u kthyer te Barcelona. Deklaratat e Al Khelaifit për “France Football” si: “askush nuk e detyroi të firmoste këtu”, apo “dua që lojtarët të jenë të përgatitur për të mbrojtur nderin e kësaj fanelle”, nuk dhanë asnjë rezultat. Përkundrazi dhe gjithçka e ka një shpjegim.

Sikurse njofton “El Mundo Deportivo”, prej muajsh Neymar po këmbëngul për t’u kthyer te Barcelona. Mesazhi tashmë ka shkuar drejtpërdrejt te pronari i PSG-së, Al Khelaifi.

“Nuk dua të luaj më për PSG. Dëshiroj të kthehem në shtëpinë time, nga ku kurrë nuk duhej të largohesha.”

Kjo kërkesë e 27-vjeçarit, drejtuar presidentit të klubit francez shpjegon edhe ndryshim e diskursit të PSG-së ndaj futbollistit, që deri para pak kohësh konsiderohej i pashitshëm.

Informacioni i L’Equipe, që tregonte se PSG është gati ta shesë Neymarin për një ofërtë XXL dhe intervista e Al Khelaifit, që i hapte derën e largimit brazilianit, duke vlerësuar më shumë sulmuesit tjetër, Kylian Mbappe, janë indicie që mesazhi i “yllit” të “Seleçaos” është marrë nga drejtuesit me të lartë të klubit.

Edhe trajneri gjerman Thomas Tuchel, nuk po mundet më të zgjidhë problemet që i ka shkaktuar Neymar në dhomat e zhveshjes, duke dhënë pëlqimin për shitjen e tij.

(Kosova Sot Online)