Angli – Kosovë: Shqiptarët i blejnë për dhjetë minuta biletat

  • 19 June 2019 - 14:10
Angli – Kosovë: Shqiptarët i blejnë për dhjetë minuta biletat

Brenda më pak se dhjetë minutave janë shitur të gjitha biletat për tifozët kosovarë, rreth 1200 sosh, në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Anglisë, për ndeshjen Angli – Kosovë, e cila do të zhvillohet më 10 shtator.

Sot në orën 13:00 filloi shitja e biletave për tifozët kosovarë në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Anglisë. Mirëpo, interesimi i madh i tifozëve për ta përcjellë nga afër ndeshjen Angli – Kosovë në stadiumin “St. Mary’s” ka bërë që biletat të shiten menjëherë.

Image

Fillimisht ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar FFK-në se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike.

Kjo ndeshje, e cila do të zhvillohet më 10 shtator, në orën 20:45, do të jetë e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Biletat për pjesën e tifozëve të Anglisë ishin shitur më herët. Edhe ato bileta u shiten të gjitha brenda një kohe të shkurtë.

Tabela e Grupit A:

Për t’i rritur gjasat për kualifikim drejtpërdrejt nga ky grup, Kosova do ta zhvillojë së pari ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Çekisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Anglia ka më së shumti gjasa ta fitojë këtë grup, kështu që Kosova e ka kundërshtaren më të fortë për pozitën e dytë, që ta siguron kualifikimin në EURO 2020, Çekinë.

Megjithatë, edhe nëse nuk e zë njërën ndër dy pozitat e para në këtë grup, Kosova mund të kualifikohet përmes play-offs, ku e siguroi vendin në gjysmëfinale duke triumfuar në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

(Kosova Sot Online)