Gati prezantimi Giampaolos, Milan tenton transferimin e Veretout

  • 19 June 2019 - 15:09
Gati prezantimi Giampaolos, Milan tenton transferimin e Veretout

Il Giornale njofton se Milan do të konfirmojë Marco Giampaolo si trajnerin e tyre të ri sot (19 qershor) dhe janë afër për të nënshkruar Jordan Veretout për 23 milionë euro.

Sipas gazetës, italiani zyrtarisht do të nënshkruajë sot (mërkurën) përpara se të prezantohet zyrtarisht në San Siro.

51-vjeçari do të prezantohet zyrtarisht te Milani, pasi ditë më parë ai u lirua zyrtarisht nga kontrata e tij me Sampdoria. 

Il Giornale gjithashtu pohon se Rossonerët janë ‘shumë afër’ për t’i marrë shërbimet e Veretout në një pagesë prej 23 milionë euro.

Rossonerët kohët e fundit kishin ofruar 20 milionë euro, mirëpo ishin refuzuar nga Fiorentina, ndërsa Viola ka kërkuar 25 milionë euro.

Pavarësisht se ishte një lojtar kyç për Toskanët që nga ardhja e tij në vitin 2017, pronari i tyre i ri, Rocco Commisso, është i gatshëm ta lërë mesfushorin të largohet.

(Kosova Sot Online)