UEFA refuzon ankesën e PSG-së, mbeten tri ndeshje dënim për Neymarin

  • 19 June 2019 - 16:42
UEFA refuzon ankesën e PSG-së, mbeten tri ndeshje dënim për Neymarin

UEFA ka refuzuar apelimin e dënimit nga Paris Saint-Germain për dënimin Neymar, ndërsa tani mbetet ankesa vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

UEFA e ka dënuar Neymarin për “ofendim të zyrtarëve të ndeshjeve”, pas ndeshjes që PSG e humbi dhe i eliminua nga Manchester United në mars.

Pas ndeshjes, Neymar shkroi komente të ulëta për zyrtarët e ndeshjeve dhe VAR-in, që sipas tij e ndihmuan fitoren e United 3-1. 

Neymar, i cili ishte i lënduar dhe nuk luajti, shkroi për gjyqtarët e VAR se “nuk e kuptojnë futbollin”.

Vendimi i UEFA do të thotë se Neymar do të humbasë gjysmën e gjashtë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

PSG dhe Neymar kanë 10 ditë kohë për të paraqitur një ankesë në CAS. 

(Kosova Sot Online)