Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Spanjës

  • 19 June 2019 - 16:50
Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Spanjës

Robert Moreno është emëruar trajner i ri i Spanjës, menjëherë pas largimit të Luis Enriques nga detyrua të mërkurën.

Luis Enrique dha dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar spanjoll për shkaqe përsonale, dhe kjo detyrë tani i është besuar Morenos, që ka qenë ndihmës trajner i Enriques.

Moreno ka thënë se gjithmonë ka ëndërruar të bëhet trajner i Spanjës, por jo në mënyrën sesi u emërua sot.

“E falënderoj Rubiales (Presidentin) për besimin. Është një ditë sa e ëmbël aq e hidhur, më shumë e hidhur sesa e ëmbël, në fakt. Kam ëndërruar për t’u bërë trajner, ama jo në këtë mënyrë”, tha Moreno të mërkurën në një konferencë për media.

Moreno kishte punuar me Enriquen edhe në të kaluarën, në Celta Vigo, Romë e Barcelonë.

Në mungesë të Enriques, Moreno e drejtoi skuadrën e Spanjës në tri ndeshjet e fundit – kundër Maltës, Ishujve Faroe dhe Suedisë, duke i regjistruar tri fitore.

Luis Enrique mungoi në këto tri ndeshje për arsye personale.

Abelardo Fernandez, së fundi trajner i Alavesit, ishte njëri ndër kandidatët kryesorë për këtë pozitë, por personalitetet kryesorë në zhveshtoren e Spanjës kanë qenë të kënaqur me punën e Morenos dhe e inkurajuan Federatën e Futbollit të Spanjës ta emërojë pikërisht atë si trajner. 

(Kosova Sot Online)