Letra emocionale e lamtumirës nga Enrique: Faleminderit nga zemra

  • 19 June 2019 - 17:11
Letra emocionale e lamtumirës nga Enrique: Faleminderit nga zemra

Luis Enrique e ka falënderuar Federatën e Futbollit të Spanjës, lojtarët e ekipit kombëtar dhe mediat, përmes një letre të lamtumirës, por ka dhënë më shumë detaje për dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, tha në një konferencë të papritur për media të mërkurën se Luis Enrique nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Spanjës.

Enrique nuk ka qenë në gjendje ta drejtor ekipin kombëtar spanjoll në tri ndeshjet e fundit, për shkak se i ishte dashur të merrej me një çështje të rëndësishme personale, e cila nuk është bërë asnjëherë publike.

Tani, ish-trajneri i Barcelonës, e ka publikuar një letër emocionale duke i dhënë lamtumirën ekipit kombëtar spanjoll.

“Për shkak të arsyeje që nuk më lejuan të zhvillohem normalisht si trajner i Kombëtares që prej muajit mars deri më sot, kam vendosur të largohem nga kjo pozitë.

Faleminderit shumë përgjegjësve në Federatën e Futbollit të Spanjës për besimin dhe mirëkuptimin që ma kanë treguar.

Falënderimi i veçantë shkon për ata që ishin pjesë e stafit dhe për lojtarët që janë treguar profesionistë. Pa i harruar mediat, të cilat kanë treguar respekt për situatën time.

Faleminderit nga zemra”. 

(Kosova Sot Online)