Zyrtare: Mata e vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

  • 19 June 2019 - 18:15
Zyrtare: Mata e vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

Manchester Unitedi ka konfirmuar se mesfushori Juan Mata ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin, e cila do ta mbajë atë në Old Trafford deri në vitin 2021, me opsion për ta vazhduar edhe një vjet tjetër.

31-vjeçarit do t’i skadonte kontrata e mëparshme me klubin këtë verë, por me nënshkrimin e kontratës së re, ai do t’i kalojë të paktën edhe dy vjet të tjera në fanellën e “Djajve të kuq”.

Image

Spanjolli ka thënë se ndihet i nderuar që do të vazhdojë ta përfaqësojë klubin.

“Është nder i vërtetë që po vazhdoj ta përfaqësojë këtë klub të mahnitshëm dhe tifozët tanë të mrekullueshëm”, tha Mata për uebsajtin e klubit.

“Jam pjesë e Unitedit që pesë vjet dhe jam krenar që e quaj shtëpi Old Traffordin. Mezi pres të punoj me Ole Gunnar Solskjaer dhe stafin e tij fantastik”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)