Mendy: Unë e Marcelo ende s’e kemi parë njëri-tjetrin të zhveshur

  • 19 June 2019 - 18:47
Mendy: Unë e Marcelo ende s’e kemi parë njëri-tjetrin të zhveshur

Blerja e re e Real Madridit, Ferland Mendy, ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejt kur është pyetur për gjendjen fizike të tij dhe të bashkëlojtarit të vet të ri, Marcelos, duke thënë se ende nuk e kanë parë njëri-tjetrin të zhveshur lart.

24-vjeçari u prezantua sot para tifozëve, pasi nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me 13 herë kampionin evropian.

Ai i ka kushtuar Real Madridi 40 milionë euro.

Mendy do të garojë me Marcelon për pozitën e krahut të majtë në ekipin e parë të Zinedine Zidane, por e kupton se do t’i duhet të luftojë fortë për të zënë vendin.

“Nuk është problem të jem titullar apo rezervë. Jam i lumtur që jam pjesë e Real Madridit. Besoj se edhe Marcelo është, sepse ka pasur një karrierë të madhe këtu”, tha ai.

I pyetur për një krahasim të gjendjes fizike mes tyre, Mendy tha: “Ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin të zhveshur lart”.  

(Kosova Sot Online)