Ramos me mesazh prekës për Enriquen, pas dorëheqjes së tij nga Kombëtarja spanjolle

  • 19 June 2019 - 19:06
Ramos me mesazh prekës për Enriquen, pas dorëheqjes së tij nga Kombëtarja spanjolle

Kapiteni i Kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, i është drejtuar me një mesazh emocional Luis Enriques, i cili sot edhe zyrtarisht dha dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar spanjoll për shkaqe personale.

Luis Enrique dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Spanjës të mërkurën pasdite, për arsyeje personale familjare.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, tha në një konferencë të papritur për media të mërkurën se Luis Enrique nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Spanjës.

Tani, kapiteni i Real Madridit dhe Spanjës, Ramos zgjodhi rrjetet sociale për t’iu drejtuar atij me një mesazh emocional.

“Çdo fitore e ekipit kombëtar do të jetë edhe e jotja, bos. E keni gjithë përkrahjen tonë”, shkroi Ramos në Twitter.

Ramos ishte informuar nga presidenti Rubilaes për dorëheqjen e Enriques pak minuta para se ajo të behej publike.

Në konferencën e tij për media, lideri i organit qeverisës së futbollit spanjoll, i kërkoi publikisht Ramosit dhe bashkëlojtarëve të tij ta përkrahin trajnerin e ri, Robert Moreno.

(Kosova Sot Online)