Pamje: Rashica shënon supergol kundër… të dashurës dhe feston si Ronaldo

  • 19 June 2019 - 19:36
Pamje: Rashica shënon supergol kundër… të dashurës dhe feston si Ronaldo

Duket se Milot Rashica nuk mund të qëndrojë larg topit të futbollit, madje as kur është në pushim vjetor pas një sezoni të ngjeshur.

Ylli i Werder Bremenit dhe ekipit kombëtar të Kosovës, Rashica është duke e kaluar pushimin veror në Maldive bashkë me të dashurën e vet, Belkiz Kera, sigurisht shumë të merituar, pas një sezoni fantastik, veçanërisht në aspektin individual.

Edhe pse që prej fillimit të vitit 2019 i ka realizuar 13 gola në të gjitha garat me Bremenin dhe Kosovën, Rashica ka kërkuar më shumë, duke shënuar edhe ndaj të dashurës së vet në Maldive.

Në një video të publikuar në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, Rashica shihet duke shënuar një supergol ndaj të dashurës, e cila, megjithatë, nuk pati guxim madje as të tentojë ta ndalë goditjen e tij raketë.

22-vjeçari dëgjohet edhe duke iu gëzuar golit në stilin e Cristiano Ronaldo, pasi bërtet “Siiiiiiiiii”. 

(Kosova Sot Online)