Zyrtare: Marco Giampaolo emërohet trajner i Milanit

  • 19 qershor 2019 - 19:53
Zyrtare: Marco Giampaolo emërohet trajner i Milanit

Milani edhe zyrtarisht e ka emëruar Marco Giampaolon në postin e trajnerit të klubit. Ish-trajneri i Sampdoria ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi për një vjet tjetër, me klubin kuqezi.

Giampaolo e ndërpreu kontratën e tij me Sampdorian pas tri sezoneve dhe tani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Milanin, nga e cila do t’i fitojë dy milionë euro në sezon.

(Kosova Sot Online)