Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Feronikelit në Europa Ligë

  • 19 qershor 2019 - 21:38
Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Feronikelit në Europa Ligë

Feronikeli do të luftojë me tërë potencialin që ta vazhdojë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve, derisa konsiderohen favoritë për ta kaluar s’paku raundin preliminar por edhe rrethin e parë të kësaj gare.

Por në rast se eliminohen gjatë raundit preliminar dhe në rrethin e parë të Ligës se Kampionëve, Feronikeli do të vazhdojë garën në Europa Ligë, ku këta mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të tyre.   

Në rast se Feronikeli do të humbet në gjysmëfinalen në preliminare të Ligës së Kampionëve, kundër Lincoln Red Imps, ata do të kalojnë në rrethin e dytë të kualifikimeve të Europa Ligë ku do të përballen me humbësin e ndeshjes Ararat Armenia (Armeni)-AIK (Suedi) të rrethit të parë të Champions.

Image

Nëse Feronikeli humbet në finale të ndeshjeve preliminare të Ligës se Kampioneve në Prishtinë, ata në rrethin e dytë të eliminatorëve të Europa Ligë do të përballen me humbësin e ndeshjes Astana (Kazakistan)-CFR Cluj (Rumani).

Image

Nëse Feronikeli kalon në rrethin e parë të eliminimit direkt do të luajë kundër The New Saints (Wales). Nëse humbasin kundër The New Saints, ata në rrethin e dytë të eliminatorëve për Europa Ligë do ta kenë për kundërshtar humbësin nga ndeshja Slovan Bratislava (Sllovaki)-Sutjeska (Mali i Zi). 

(Kosova Sot Online)