Kaq para u mblodhën në ndeshjen Xhaka-Rashica

  • 19 June 2019 - 23:39
Kaq para u mblodhën në ndeshjen Xhaka-Rashica

Ndeshja për ditën e çlirimit të Prishtinës, një ndeshje humanitare ka kthyer në Prishtinë një ndeshje e cila është quajtur “Loja e yjeve”

Granit Xhaka dhe Milot Rashica i kanë prirë dy ekipeve në një ndeshje bamirëse në stadiumin “Fadil Vokrri”, e quajtur “Loja e yjeve”.

E sot, Komuna e Prishtinës ka lajmëruar shumën e parave që janë mbledhur nga kjo ndeshje.

Sipas Komunës së Prishtinës nga biletat janë mbledhur 9288 euro.

“Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë”, kanë shkruar ata.

“Komuna e Prishtinës falënderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë ‘yjet’ pjesëmarrës në ndeshje, që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës”.

Kujtojmë se “Loja e yjeve” është organizuar në kuadër të aktiviteteve të komunës 20/20. 

Image


(Kosova Sot Online)