Messi shënon për Argjentinën, por sërish rrezikon eliminimin nga Kupa e Amerikës

  • 20 June 2019 - 08:22
Messi shënon për Argjentinën, por sërish rrezikon eliminimin nga Kupa e Amerikës

Lionel Messi e shënoi një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes, mirëpo Argjentina mbetet në rrezik të eliminimit nga faza e grupeve të Kupës së Amerikës, pasi barazoi me rezultat 1:1 me Paraguain të mërkurën.

Ylli argjentinas Lionel Messi u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 57-të të ndeshjes, duke e barazuar rezultatin e ndeshjes kundër Paraguait, për të cilët kishte shënuar më parë Richard Sanchez.

Portieri i Argjentinës Franco Armani e shpëtoi skuadrën e tij në minutën e 63-të, kur nuk e lejoi Derlis Gonzalezin ta kalojë Paraguain sërish në epërsi, nga pika e penalltisë.

Barazimi bën që Argjentina ta ketë fituar pikët e parë në Grupin B, por ata mbeten në pozitën e fundit të grupit, prapa Kolumbisë, Paraguait dhe Katarit.

Skuadra e Lionel Scalonit kishte nevojë për fitore për të pasur më shumë gjasa të kualifikohet në fazën e 1/8 të finales, mirëpo tani ata kanë nevojë që përveç që ta fitojnë ndeshjen e tyre, edhe ndeshjet e tjera t’i shkojnë në favor.

Ata do të tentojnë ta mposhtin Katarin në ndeshjen e tyre të fundit të grupit, mirëpo kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’u renditur në mesin e dy klubeve të para në grup. Megjithatë, Argjentina do të ketë mundësi të kualifikohet përmes rrugës tjetër, duke grumbulluar më së shumti pikë nga Kombëtaret që renditen në vendin e tretë në grupe. 

(Kosova Sot Online )