Driton Kuka, i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës

  • 20 June 2019 - 10:16
Driton Kuka, i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës

Trajneri i xhudistëve kosovarë, Driton Kuka, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për ta shprehur pakënaqësinë etij me mos miratimin e Ligjit për Sponsorimin në Kuvendin e Kosovës.

Driton Kuka dhe xhudistët e famshëm të Kosovës janë në Minsk të Bjellorusisë, ku zhvillohet Lojërat Evropiane të këtij viti

Mirëpo, përkundër që është i përqendruar te ndeshjet që xhudistët e tij do t’i zhvillohet gjatë ditëve në vijim në këtë garë, Kuka ka mbetur i zhgënjyer me mungesën e mbështetjes nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot po nisem në Lojërat Evropiane në Minsk 2019! Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do na gëzoj me medalje! Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim!”, shkruan Kuka në Facebook.

“Se kemi merituar kështu aspak! Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja,nese keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por …”.

“Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti! Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti!”.

Image

(Kosova Sot Online)