Real Madridi ofron Jamesin dhe para për Neymarin

  • 20 June 2019 - 11:55
Real Madridi ofron Jamesin dhe para për Neymarin

Real Madridi thuhet se është gati të sakrifikojë mesfushorin me tipare sulmuese, James Rodriguez, për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Negociatat për të transferuar Jamesin në Napoli janë menduar të jenë në fazat e fundit, por Mundo Deportivo pretendon se ai mund të jetë ende i lidhur me PSG-në.

Kjo mund të ndodh sepse Real Madridi është duke përgatitur një mega-ofertë prej 130 milionë eurove plus kolumbianin ose Gareth Balen për Neymarin.

Megjithatë, gazeta beson se një rikthim në Barcelonë mbetet përparësia e yllit brazilian. 

Ndërkohë, James u pyet për të ardhmen e tij, pasi asistoi në fitoren e Kolumbisë në Copa America kundër Katarit të mërkurën në mbrëmje.

“Jam i qetë, ndihem mirë dhe dua të luaj mirë”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Bayern Munchen për gazetarët.

“Dua të kem një Copa America të mirë dhe të ndihmoj Kolumbinë të bëjë sa më shumë të jetë e mundur”.

“Kam menduar për tregun, por ka akoma ka shumë kohë dhe ende nuk e di se ku qëndron e ardhmja ime”.

“Nuk e di nëse do të shkoj në Napoli. Tani për tani, jam duke menduar vetëm për ekipin kombëtar dhe për të pasur një Copa America të mirë”, përfundoi James.

(Kosova Sot Online)