Vedat Muriqi nuk ka dilema, e preferon këtë skuadër për të ardhmen e tij!

  • 20 June 2019 - 12:36
Vedat Muriqi nuk ka dilema, e preferon këtë skuadër për të ardhmen e tij!

Galatasaray apo Fenerbahçe? Vedat Muriqi dëshiron t’i bashkohet këtë verë klubit verdh e kuq nga Stambolli

Vedat Muriqi është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në Turqi.

Sulmuesi kosovar bëri sezon fantastik me Rizesporin dhe ofertat në adresë të tij kanë vërshuar.

Tash mediat turke shkruajnë se Muriqi do ta preferonte më shumë një transferim tek klubi verdh e kuq sesa tek ai verdh e kaltër.

Mediumi turk, “webaslan” shkruan se sulmuesi i rrezikshëm mendon se transferimi në Galatasaray do të ishte më i duhuri për karrierën e tij.

Klubi nga Stambolli ofron 3 milionë euro për Muriqin, ndërsa Rizespori kërkon 5-7 milionë.

Krahas dy gjigantëve turk, interesim për Muriqin kanë shfaqur edhe Toulouse në Francë, Real Betisi në Spanjë dhe Anderlechti në Belgjikë.

Ish-sulmuesi i Gençlerbirligit këtë sezon ka realizuar 17 gola në Superligën turke.

Ai realizoi edhe në fitoren e Kosovës ndaj Bullgarisë në Sofje, në kualifikimet për Evropianin 2020. 

(Kosova Sot Online)