Moskalimi i Ligjit për Sponsorizim, ndaj Parlamentit të Kosovës reagon edhe Federata e Xhudos

  • 20 June 2019 - 13:01
Moskalimi i Ligjit për Sponsorizim, ndaj Parlamentit të Kosovës reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudoja u është shtuar Federatave sportive të Kosovës që po ankohen dhe po e shfaqin pakënaqësinë për moskalimin e Ligjit për Sponsorizim në Parlamentin e Kosovës

Xhudoja është Federata e radhës sportive e Kosovës që ka reaguar dhe e ka shfaqur pakënaqësinë e saj në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në të cilin të mërkurën nuk kaloi Ligji për Sponsorizim, i cili do të ishte shpëtim për sportin kosovar.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e sportit më të suksesshëm kosovar të pasluftës:

“REAGIM. Si Federata me të arriturat më të mëdha në sportin e Kosovës shprehim paknaqësinë me moskalimin e ligjit për sponsorizim në parlamentin e Kosovës. Është mëkati më i madh kur për qëllime politike apo çfaredo të pësoj sporti dhe rinia e shtetit të Kosovës komuniteti që më së shumti ka bërë për promovimin e shtetit tonë të ri! Kërkesa jonë për të gjitha grupet parlamentare pa dallim është që ta marrin seriozisht mbështetjen e komunitetit sportiv dhe ta kalojnë ligjin për sponsorizim, ligj jetik për mbijetesën e sportit Kosovarë. Federata e Xhudos së Kosovës”, shkruan në reagimin e kësaj Federate. 

(Kosova Sot Online)