Lëvizja e Messit që e hutoi mesfushorin e Paraguait

  • 20 June 2019 - 13:19
Lëvizja e Messit që e hutoi mesfushorin e Paraguait

Lionel Messi u largua i zhgënjyer nga fusha pas ndeshjes kundër Paraguait, mirëpo një ndjenjë të tillë ia kishte shkaktuar mesfushorit kundërshtar Richard Sanchez edhe gjatë ndeshjes, kur e kishte hutuar me një lëvizje të tij.

Gjatë pjesës së parë të përballjes mes Argjentinës dhe Paraguait, që përfundoi me rezultat 1:1, superylli i Barcelona e mori topin dhe Richard Sanchez tentoi ta ndalonte atë.

Por, Messi ishte i gatshëm për “dyluftimin” me mefushorin 23-vjeçar dhe lëvizja e tij në anën e majtë të fushës e la Sanchezin të habitur. Pamjet e këtij driblimi të Messit janë bërë virale nëpër rrjetet sociale.

Lionel Messi e shënoi një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes, mirëpo Argjentina mbetet në rrezik të eliminimit nga faza e grupeve të Kupës së Amerikës. Barazimi bën që Argjentina ta ketë fituar pikën e parë në Grupin B, por ata mbeten në pozitën e fundit të grupit, prapa Kolumbisë, Paraguait dhe Katarit.

Skuadra e Lionel Scalonit kishte nevojë për fitore për të pasur më shumë gjasa të kualifikohet në fazën e 1/8 të finales, mirëpo tani ata kanë nevojë që përveç që ta fitojnë ndeshjen e tyre, edhe ndeshjet e tjera t’i shkojnë në favor.

Ata do të tentojnë ta mposhtin Katarin në ndeshjen e tyre të fundit të grupit, mirëpo kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’u renditur në mesin e dy klubeve të para në grup. Megjithatë, Argjentina do të ketë mundësi të kualifikohet përmes rrugës tjetër, duke grumbulluar më së shumti pikë nga Kombëtaret që renditen në vendin e tretë në grupe. 

(Kosova Sot Online)