Jep dorëheqje kryetari i Vushtrrisë, thotë se s’mund t’i mbulojë shpenzimet për Superligë

  • 20 June 2019 - 13:55
Jep dorëheqje kryetari i Vushtrrisë, thotë se s’mund t’i mbulojë shpenzimet për Superligë

Kryetari i Vushtrrisë, Naser Imeri, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në klubin vushtrrias, pasi që thotë se s’mund t’i përballojë shpenzimet e nevojshme për ta krijuar një klub konkurrues në Ipko Superligën e Kosovës.

Vushtrria e siguroi promovimin në Ipko Superligës e Kosovës pasi që u shpall kampione e Ligës së Parë, nivelit të dytë të futbollit në Kosovë, gjatë sezonit 2018/19.

Pas kësaj arritjeje, kryetari Naser Imeri ka vendosur të lagohet nga pozita e kryetari të klubit, pasi që, në mesin e disa arsyeve të tjera, e ka përmendur se ai s’mund t’i përballojë shpenzimet për ta krijuar një klub konkurrues në Superligë.

“Dhe arsya tjetër ka të bëj me aspektin financiar ku ne si kompani konsiderojmë se kemi investuar shumë këto vite të udhëheqjes sa kemi qëndruar në ligën e parë. Dhe fakti që tashmë jemi pjesë e Superligës gjatë analizave të shumta kemi ardhur në përfundim se ne si kryesi aktuale dhe kompania jonë të vetëm, e kemi të pamundur ti mbulojmë shpenzimet minimale për të krijuar një ekip konkurues që të mbijetoj në superligë”, shkruan Imeri.

“Prandaj ka ardh koha për një mobilizim të ri, për një udheheqje të re e cila zotohet se do ta krijon një grup homogjen për ti permbushur objektivat për një ekip konkurues në superligë, sepse ky qytet e meriton superligën, tifozët tanë meritojn më shumë”.

“Për fund desha të shtoj se përkundër lajmit të keq për mos votimin e ligjit për sponzorizim nga parlamenti i Kosovës, ne si Ariani Company zotohemi se kushdo që të vjen ne udheheqje të klubit do të vazhdojmë të përkrahim financiarisht se bashku me kompanitë tjera”.

Image

 

(Kosova Sot Online)