Short i mirë për boksierët kosovarë në Lojërat Evropiane

  • 20 June 2019 - 14:54
Short i mirë për boksierët kosovarë në Lojërat Evropiane

Boksierët kosovarë kishin fat në shortin e hedhur të enjten për Lojërat Evropiane. Donjeta Sadiku, Patriot Behrami, Ardit Delijaj e Shpëtim Bajoku i mësuan kundërshtarët e evenimentit prestigjioz “Minsk 2019”

Boksierët kosovarë i kanë mësuar të enjten kundërshtarët e Lojërave Evropiane.

Donjeta Sadiku, Patriot Behrami, Ardit Delijaj e Shpëtim Bajoku i mësuan kundërshtarët e evenimentit prestigjioz “Minsk 2019” dhe ata kishin fat të mirë.

Boksierët kosovarë do të paraqiten në ring nga 22 qershori e tutje, varësisht prej kategorisë së tyre.

Donjeta Sadiku në të tetën e finales në kategorinë 60 kilogramë do të përballet me boksieren daneze, Ditte Frostholm.

Meçi do të zhvillohet të dielën, më 23 qershor.

Ardit Delijaj në kategorinë deri në 81 kg përballet me Gor Nersesyan të Armenisë, në të 16-ën e finales.

Ky meç do të zhvillohet të shtunën, më 22 qershor.

Patriot Behrami e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në të tetën e finales kryqëzon dorëzat me boksierin nga Kroacia, Marko Zeljko, kategoria 69kg.

Shpëtim Bajoku në kategorinë 64 kg do të boksojë kundër boksierit nga Izraeli, Ahmad Shtiwi.

Meçi do të zhvillohet të dielën, më 23 qershor.

Trajnerët e boksit, Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi janë të kënaqur me shortin e boksierë kosovarë dhe presin që xhiron e parë ta kalojnë pa problem dhe t’i vazhdojnë garat për medalje.

(Kosova Sot Online)