Taktikat turpëruese të Argjentinës deri tani në Kupën e Amerikës

  • 20 June 2019 - 15:37
Taktikat turpëruese të Argjentinës deri tani në Kupën e Amerikës

Dy ndeshjet e para të Argjentinës në Kupën e Amerikës kanë qenë të mjerueshme, ndërsa taktikat e trajnerit Lionel Scaloni turpëruese.

Bardhekaltrit u mposhten 2:0 nga Kolumnia në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin B, dhe mezi e nxorën një barazim 1:1 kundër Paragualit mbrëmë në ndeshjen e dytë.

Penalltia e mbrojtur nga Franco Armani në pjesën e dytë e shpëtoi Argjentinën nga humbja e dytë në po aq ndeshje, e cila do të nënkuptonte eliminim nga ky turne për ekipin kombëtar argjentinas.

Lionel Messi më në fund shënoi gol, por vetëm falë penalltisë së fituar. Megjithatë, legjenda e Barcelonës pati edhe një ndeshje inefektive në krahun e djathtë të sulmit.

Dhe fakti se Messi po vendoset ekskluzivisht në pozitën e krahut të djathtë, në të cilën nuk është lojtari i njëjtë, është ndër gabimet taktike të Argjentinës deri tani.

Një fotografi që po e bën xhiron e botës në rrjetet sociale tregon sesa të dobëta kanë qenë taktikat e Scalonit në mesfushë.

Fotografia është e ndeshjes së humbur ndaj Kolumbisë, ku vetëm një futbollist shihet në mesin e fushë, ndërsa pjesa e tjetër e ka krijuar një rreth përgjatë vijave anësore.

(Kosova Sot Online)