Më 10 gusht në Prishtinë vjen Milani, luan me Feronikelin

  • 20 June 2019 - 16:19
Më 10 gusht në Prishtinë vjen Milani, luan me Feronikelin

Tashmë po rezulton si diçka e vërtetë.

Më 10 gusht në stadiumin e Prishtinës do të zbarkojë gjiganti evropian nga Italia, Milani.

Klubi italian do të takohet me Feronikelin, në një miqësore që do ta organizojë Agron Selimi.

Ky i fundit po e sjell Milanin në Kosovë, ndërsa ka arritur marrëveshje me presidentin e Feronikelit, Naser Ramaj që Kuqezinjtë ta luajnë miqësoren me kampionin e Kosovës.

Përpos Feronikelit, në opsion për ta zhvilluar miqësoren me Milanin ishin edhe Prishtina, Drita dhe Llapi.

Image

(Kosova Sot Online)