Eros Grezda drejt largimit nga Rangers, s’i bashkohet ekipin në fazën përgatitore

  • 20 June 2019 - 16:26
Eros Grezda drejt largimit nga Rangers, s’i bashkohet ekipin në fazën përgatitore

Eros Grezda nuk do t’i bashkohet ekipit të Rangers për fazën përgatitorë parasezonale, në këtë fund javë në Portugali, gjë që lë të kuptohet se sulmuesi shqiptar është buzë largimit nga klubi skocez.

Rangers do t’i zhvillojë përgatitjet parasezonale në Portugali, por pa sulmuesin gjakovar të Kombëtares së Shqipërisë.

Grezda ishte larguar edhe grumbullimi i Shqipërisë për arsye personale. 

Menaxheri i tij, Ives Cakarun, e ka konfirmuar lajmin për mungesën e Grezdës.

“Ai është ende me Rangersin, por për momentin dhe nga fakti që ishte me kombëtaren dhe kishte disa probleme javën e fundit, nuk do të jetë me ekipin në fazën përgatitore”.

Grezda i kushtoi 2 milionë euro skocezëve kur e ble nga Osijeku vitin e kaluar dhe u konsiderua si dështimi më i madh i atij afati kalimtar. 


(Kosova Sot Online)