Trondit punëtori i dasmës së Ramosit: Më trajtuan si qen… të gjithë ishim të zhveshur, sa turp
Një punëtor i dasmës së futbollistit të Real Madridit Sergio Ramos dhe prezantueses televizive Pilar Rubio, ka rrëfyer për një program televiziv në Spanjë për kushtet e tmerrshme në të cilat ishte detyruar të punonte gjatë kësaj ngjarjeje.
Ramos dhe Rubio u martuan të martën në vendlindjen e futbollistit, Sevillë, në një ceremoni madhështore dhe qindra të ftuar.
“Puna fatale ekipore. Ata na paguan 10 euro orën. Ata na i premtuan disa gjëra që më vonë s’u realizuan”, rrëfeu punëtori, emri i të cilit nuk është bërë publik.
Ai madje tregoi sesi njëri prej mbikëqyrësve të tij e ishte trajtuar, siç tha, si qenin.
“Njëri prej mbikëqyrësve më trajtoi si qenin dhe të gjithë punëtorët, pavarësisht gjinisë, u detyruan t’i ndërronin rrobat në të njëjtën tendë. Të gjithë ishim të zhveshur, sa turp. Kjo ishte hera e parë në jetën që punova në kushte të tilla”, shtoi ai.
Megjithatë, ai ka dashur të sqarojë se as Rubio e as Ramos nuk kishin qenë në dijeni të kësaj situate.
“Sikur ta dinin ata, mendoj se nuk do ta lejonin të ndodhte një gjë e tillë”, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)