Jugones: Gareth Bale lëndohet në pushime duke luajtur golf

  • 20 June 2019 - 18:27
Jugones: Gareth Bale lëndohet në pushime duke luajtur golf

Bale vazhdon të aplikojë sportin e tij të preferuar, golfin. Dhe si pasojë e këtij sporti, sipas “El Chiringuito”, ai ka mbetur i lënduar sepse vazhdon të luajë edhe në pushime në plazh.

Gareth Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi. Pavarësisht se Zinedine Zidane nuk e do në skuadër, uellsiani dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Por, sipas “El Chiringuito de Jugones”, as në momente kritike të karrierës së tij, Bale nuk është i fokusuar. “Jugones” raporton se 29-vjeçari është duke i kaluar pushimet në Mallorca dhe gjatë gjithë ditës së djeshme ka luajtur golf, ku edhe ka mbetur i lënduar.

“Më shumë se plazh, Bale ka luajtur golf gjatë gjithë ditës në Mallorca deri kur është detyruar ta larë për shkak të dhimbjeve në shpin”, tha gazetari i “El Chiringuito”, Alex Silvestre.

(Kosova Sot Online)