Ausilio: Interi do të nënshkruajë me tre ose katër lojtarë cilësorë

  • 20 June 2019 - 19:03
Ausilio: Interi do të nënshkruajë me tre ose katër lojtarë cilësorë

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, e ka zbuluar se klubi po shpreson të nënshkruajë me tre apo katër lojtarë këtë verë.

Interi tashmë ka qenë i lidhur me disa mesfushorë dhe sulmues, ndërsa Ausilio e bëri të qartë se klubi po kërkon cilësinë para sasisë.

“Antonio Conte e vlerëson skuadrën”.

“Ai më telefonon 10 herë në ditë për të më pyetur për të rejat. Ne nuk do të tregojmë emra: ne do të nënshkruajmë me tre ose katër lojtarë, duke shkuar për cilësi para sasisë”. 

“Ne jemi duke punuar, por në këtë fazë nuk ka kuptim të flasim për emra”.

“E kam shikuar ndeshjen midis Anglisë dhe Francës, është e vërtetë, e kam përdorur mundësinë për të parë disa lojtarët me potencial”, ka thënë Ausilio.

(Kosova Sot Online)