Gjilani transferon një tjetër futbollist nga Luftëtari

  • 20 June 2019 - 19:06
Gjilani transferon një tjetër futbollist nga Luftëtari

Gentian Mezani i merr një tjetër futbollist Luftëtarit.

Oltion Rapa është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mbrojtësi i qendrës sot ka nënshkruar me klubin kuqebardhë për dy edicionet e ardhshme.

Oltion Rapa, i lindur në Tepelenë, sezonin e kaluar ishte pjesë skuadrës gjirokastrite, KF Luftëtari, duke u aktivizuar thuajse në çdo takim.

Në Gjilan ai do të provojë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë, ku ai ka luajtur gjatë këtyre viteve të karrierës së tij dhe ku u formua si futbollist.

Një ditë më parë “Skifterët” siguruan edhe shërbimet e futbollistit nga Tetova, Muhamed Useini, që deri në janar ka dhënë kontribut te Flamurtarin ndërsa në pjesën e dytë të sezonit luajti për Renovën.


(Kosova Sot Online)