Sarri u jep shpresa Dybalas dhe Douglas Costas, “jam i dhënë pas Higuainit”

  • 20 June 2019 - 19:28
Sarri u jep shpresa Dybalas dhe Douglas Costas, “jam i dhënë pas Higuainit”

Sarri i pëlqen shumë Dybalan dhe Costan dhe duket se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në Juventus.

Paolo Dybala dhe Douglas Costa kishin paralajmëruar largimin nga Juventusi me trajnerin në stol, Massimiliano Allegri. Por, ardhja e Maurizio Sarrit duket se mund të ndryshojë gjithçka.

Gjatë prezantimit te Juventusi, Sarri foli për rëndësinë e këtyre lojtarëve, derisa foli edhe për Gonzalo Higuainin.

“Kur ju keni lojtarë të kualiteteve si Paulo ose Cristiano, ata mund të luajnë në çdo pozitë”, tha Sarri.

“Do të flasë me disa lojtarë para se të nisë sezoni për t’i ndarë idetë e mia dhe për t’i kuptuar ata më shumë”.

“Duhet të startoni me lojtarë të talentuar që mund të bëjnë diferencën sikur Cristiano, Paulo dhe Douglas, dhe të ndërtoni gjithçka rreth tyre”.

“Higuain? Unë jam shumë i dhënë pas Higuain, ju e dini këtë”, shtoi Sarri. Por, varet edhe nga ai, mendoj. Do të dëgjoj klubin që e njohin më mirë lojtarin se unë, sepse do të ishte mungesë respekti nëse do t’ua imponoja mendimin tim”.

“Ai është pjesë e Juventusit, kur të kthehet do të flasim me njëri-tjetrin. Higuain është sulmues që me teknikën që ka, mund të luajë me çdo kënd”.


(Kosova Sot Online)