Zyrtare: Raul Gonzales, trajner i Real Madrid Castilla

  • 20 June 2019 - 19:55
Zyrtare: Raul Gonzales, trajner i Real Madrid Castilla

Raul do të jetë trajner i Real Madrid Castillas sezonin 2019/20.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Real Madridi ka bërë të ditur se legjenda, Raul Gonzales Blanco, do ta drejtojë ekipin e dytë, Castillan.

Raul deri më tani në Madrid ka udhëhequr skuadrat Cadete B dhe Juvenil B, kurse nga sezoni 2019/20 do të nisë epokën profesionale.

Raúl, legjenda madrilene, ka luajtur në Real Madrid për 16 sezone, ku ka fituar 3 Champions League, 2 Kupa të Botës, 1 Superkupë të Evropës, 6 Liga dhe 4 Superkupa të Spanjës.

(Kosova Sot Online)