Guardiola fiton duelin me United për Maguire?

  • 20 June 2019 - 20:24
Guardiola fiton duelin me United për Maguire?

Pep Guardiola mposht konkurencën e Manchester United për Harry Maguire.

Manchester City është shumë pranë firmës me mbrojtësin e kombëtares angleze i cili mes Citiziens dhe United ka zgjedhur pikërisht kampionët e Anglisë për të vazhduar karrierën.

Plotë 80 milionë paund pritet të derdhë Manchester City në arkat e Leicester Cityt për të blerë kartonin e futbollistit 26-vjeçar me Maguire që nëse kalon te skuadra e Guardiolës për një shifër të tillë do të shndërrohej në mbrojtësin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë duke parakaluar edhe Virgil Van Dijk, për të cilin Liverpooli shpenzoi rreth 75 milionë paund.

Ditët e ardhshme pritet të jenë deçizive për të ardhmen e Maguire.

(Kosova Sot Online)