Zyrtare: Barcelona transferon djalin e agjentit të De Jong

  • 20 June 2019 - 23:00
Zyrtare: Barcelona transferon djalin e agjentit të De Jong

Barcelona ka njoftuar se ka transferuar Mike van Beijnen si lojtar të lirë, i cili më parë ka luajtur për NAC Breda.

Sipas Mundo Deportivos, futbollisti është djali i Ali Dursun, përfaqësuesit të Frankie de Jong, transferimit të ri të Barcelonës.

Mike van Beijnen, 20-vjeçar, është transferuar për ekipin e dytë, Barcelona B.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me katalunasit.

(Kosova Sot Online)