Benzema çmend tifozët e Real Madridit, pozon me Neymarin

  • 21 June 2019 - 07:56
Benzema çmend tifozët e Real Madridit, pozon me Neymarin

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, i ka nxitur edhe më shumë spekulimet se Neymari do të largohet nga Paris Saint-Germaini, pasi që e postoi një fotografi me brazilianin në llogarinë e tij në Instagram.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se ylli brazilian nuk është i lumtur me situatën e tij te kampioni në fuqi i Ligue 1. Dy sezonet e Neymarit në Paris janë definuar nga lëndimet që e kanë mbajtur atë jashtë fushës.

Këto spekulime vetëm sa u shtuan kur presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, deklaroi se askush nuk e kishte detyruar Neymarin të vinte në Paris, përderisa shtoi se ai nuk do të pranonte sjellje si të të famshmëve nga lojtarët e skuadrës.

Barcelona mbetet favoritja për t’i siguruar shërbimet e Neymarit për sezonin e ardhshëm pasi që raportohet se vetëm braziliani dëshiron të kthehet aty. Megjithatë, transferimi komplikohet pasi që PSG-ja i do 300 milionë euro për ta shitur futbollistin.

Edhe Real Madridi është në garë për yllin brazilian, pasi që raportohet se presidenti Florentino Perez është tifoz shumë i madh i Neymarit. Perezi do të jetë shumë i kënaqur me fotografinë e fundit që Benzema e ka postuar në rrjetet sociale.

Benzema e postoi një foto të vetes dhe Neymarit në llogarinë e tij në Instagram, me mbishkrimin: “Nueve / Neyney #Cracks”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema) on

(Kosova Sot Online)