Gjyqtari gjerman kopjon Genc Nuzën

  • 21 June 2019 - 08:19
Gjyqtari gjerman kopjon Genc Nuzën

Gjyqtari kosovar i licencuar nga FIFA, Genc Nuza, e mori të gjithë vëmendjen në “Lojën e Yjeve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke ia bërë një trik Muharrem Sahitit që nxiti të qeshura në gjithë stadiumin. Këtë veprim e ka kopjuar edhe një gjyqtar gjerman.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen bamirëse mes ekipit të kapitenit Granit Xhaka dhe kapitenit Milot Rashica që u mbyll baras 4:4.

Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Bernard Challandes në ekipin kombëtar të Kosovës, i cili ishte pjesë e ekipit të Xhakës, ra në kurthin e gjyqtarit të Superligës, Nuzës, që për një moment e bëri atë të mendojë se do ta ndëshkonte me karton.

Por, Nuza e nxori nga xhepi një facoletë dhe i fshiu djersët, duke e habitur Sahitin dhe ngjalli të qeshura në fushë dhe te tifozët. Për këtë ka raportuar edhe faqja më e madhe e huaj “433”, që ka 21 milionë ndjekës në Instagram, afër 3 milionë në Facebook dhe afër 1 milionë në “Twitter”.

“Si bos”, kishte shkruar faqja “433” në videon e publikuar për veprimin që bën gjyqtari i njohur kosovar. Ndërsa, së fundi, kjo faqe e ka publikuar një video të edhe një gjyqtari tjetër duke e bërë të njëjtin veprim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433) on

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433) on

 

(Kosova Sot Online)