Granit Xhaka shpërblehet me shiritin e kapitenit të Arsenalit

  • 21 June 2019 - 09:59
Granit Xhaka shpërblehet me shiritin e kapitenit të Arsenalit

Granit Xhaka do të shpërblehet me shiritin e kapitenit të skuadrës së Arsenalit.

Mesfushori shqiptar është përfolur për një transferim tek spanjollët e Atletico Madridit, por “Los Rojiblancos” tashmë kanë hequr dorë nga Xhakan pasi kanë siguruar blerjen e Marcos Llorentes.

Në këtë formë, madrilenët tashmë janë në kërkim të një mesfushori shkatërrues dhe jo më një organizatori të ndeshjes, shkruan Daily Star.

“Ylli” i përfaqësueses së Zvicrës do të shpërblehet nga klubi i Arsenalit që po mendon për ta bërë kapiten të skuadrës.

"Topçinjtë" kanë vendosur që Laurent Koscielny do t’i hiqet shiriti i kapitenit.

(Kosova Sot Online)