Gjiganti italian, i vendosur për Mustafin

  • 21 June 2019 - 11:40
Gjiganti italian, i vendosur për Mustafin

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi, ndërsa Arsenali po mendon ta shesë futbollistin shqiptar, i cili mund t’i bashkohet gjigantit italian gjatë verës

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Ndërkohë, Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi për t’i zëvendësuar të larguarit e kësaj vere.

Prandaj, mediat italiane shkruajnë se “Rossoneri” po planifikojnë ta transferojnë 27 vjeçarin, i cili nuk ka bindur me kualitetet e tij në Londër.

Mustafi është i njohur me futbollin italian pasi kishte luajtur me sukses në Sampdoria vite më parë.

Më pas ai kishte shkëlqyer edhe në Valencia, prej nga ishte transferuar në “Emirates Stadium” për afro 40 milionë euro, tri vjet më parë.

Në javët në vazhdim përfaqësuesi gjerman mund ta bëjë lëvizjen në fjalë, edhe pse ka kontratë me “Gunners” deri në qershor të vitit 2021.

Tifozët e Arsenalit janë të pakënaqur me Mustafin, i cili ka bërë disa gabime gjatë sezonit që shkoi. 

(Kosova Sot Online)