I zemëruar, Maradona përgjigjet ndaj lajmeve se ka sëmundje vdekjeprurëse

  • 21 June 2019 - 11:49
I zemëruar, Maradona përgjigjet ndaj lajmeve se ka sëmundje vdekjeprurëse

Diego Maradona është përgjigjur me mjaft zemërim ndaj lajmeve se ai është diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme “Alzheimer’s”.

Legjenda e futbollit e publikoi një video në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram duke insistuar se ai nuk është duke vdekur nga kjo sëmundje dhe duke i ofenduar njerëzit që po i shpërndajnë këto lajme.

58-vjeçari e postoi këtë video pasi gazeta argjentinase Cronica raportoi se ish-ylli i Napolit dhe Argjentinës është duke vuajtur nga problemet neurologjike dhe është në fazat e hershme të “Alzheimer’s”.

“Ata po gënjejnë, ata po gënjejnë. Flasin për Alzheimer’s dhe nuk e dinë as se çfarë do të thotë kjo fjalë. Fjala Alzheimer’s është një fjalë e tmerrshme. Njerëzit me Alzheimer’s vdesin”, ka thënë Maradona.

“Unë nuk jam duke vdekur. Këta birë të ju e dini kujt e gjuajnë këtë fjalë në publik për të krijuar tollovi. Unë nuk lejoj gjëra të tilla”.

(Kosova Sot Online)